Jo vetëm Pogban: Raiola transferon edhe një tjetër yll te Juventusi në verë

Pas Matthijs de Ligt Juventusi është i gatshëm të bashkëpunojë përsëri me agjentin e njohur Mino Raiola.

Kësaj rradhe nuk bëhet fjalë vetëm për një futbollist, por për dy. I pari është Paul Pogba i cili dëshiron rikthimin në Allianz Stadium, ndërsa i dyti talenti holandez Ryan Gravenberch.

Sa i përket transferimit të Pogbas, te Juventusi janë të vetëdijshëm se do të duhen 200 milionë euro. Klauzola e lirimit, paga dhe bonuset.

Juventus pritet që të shesë disa lojtarë për të grumbulluar para për rikthimin e Pogbas.

Mirëpo nuk mbaron me Pogban. Siç raporton Tuttosport, Juventus dhe Raiola janë në bisedime edhe për transferimin e yllit të ri të Ajax Ryan Gravenberch. 17-vjeçari ka debutuar me skuadrën e parë të Ajax dhe është klient i Raiolës.

Transferimi i Gravenberch shihet si një investim për të ardhmen e Juventusit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here