Milan ka gjetur pasuesin e Ibrahimovic: Rosonerët transferojnë talentin italian

Në pritje për të kuptuar se cili do të jetë fati i Milan-it në këtë sezon, klubi ka nisur punën për sezonin e ardhshëm.

Nga trajneri i ardhshëm te pjesëmarrja ose jo jnë Europë, janë të shumta paqartësitë në shtëpinë e kuqezinjve.

Ajo që është e sigurt, gjithsesi, është se Milan-i ka nevojë për një ndërrim marshi për sezonin e ardhshëm. E di Maldini, e di Boban dhe mbi të gjithë e di Elliott, që është gati të bëjë investime të rëndësihme.

Askush nuk do të konsiderohet i paprekshëm para ofertave të rëndësishme dhe skuadra ka nevojë për një rindrtim të plotë. Një nga repartet më zhgënjyes në këto muaj ka qenë padyshim sulmi. Kthimi i Ibrahimovic ka qenë një ndihmë e madhe për Pioli-n, por nuk ka asnjë alternativë për suedezin.

Nëse Zlatan do të rinovojë, ose edhe nëse do të vendosë të tërhiqet, një sulmues duhet marrë patjetër në verë. Ja pse Milan-i, sipas IlMilanista.it, po këmbëngul për një talent italian.

Po flasim për Gianluca Scamacca, sulmuesi i Ascoli-t, por në pronësi të Sassuolo-s, i cili do të ishte një alterna tivë perfekte për Ibrën. Vlera e tij është mes 10 dhe 15 milionë euro dhe Milan-i synon të djegë konkurrencën.

Për këtë arsye, gjithmonë sipas IlMilanista.it, në ditët e ardhshme është parashikuar një takim me Sassuolo-n për të mposhtur rivalët dhe për të siguruar Scamacca-n për qershorin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here