Rebic përsëri hero, Milan mposht Torinon dhe rikthehet te fitorja

Milani ka fituar me rezultatin 1-0 ndaj Torinos në “San Siro”.

Një ndeshje e vështirë në dukje, por nuk ka qenë ashtu për skuadrën vendase. Ekipi i Piolit ka dominuar nga minuta e parë deri në të fundit dhe nëse Ibrahimovic do të ishte treguar më i kujdesshëm do të ishin shënuar dhe gola të tjerë.

Takimi u vendos nga goli i Ante Rebic. Lojtari i Milanit shënoi në minutën e 25′. Castillejo futi një pasim mjaft të mirë në qendër të zonës dhe lojtari me një goditje të fortë e pushoi në rrjetë për 1-0. Minutat në vazhdim folën për “Djallin” që kishte dhe mundësi të tjera.

Ibrahimovic gaboi në fillimin e pjesës së dytë një rast të pastës, ndërsa Castillejo i mbajti ison, pasi nuk arriti të çonte topin në rrjetë pas një aksioni model të vendasve.

Deri në fund të ndeshjes, Torino nuk vuri në vështirësi kundërshtarin duke vazhduar në ujëra të turbullta, ndërsa Milani merr 3 pikë që e afrojnë me Europën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here