Home Futboll Rekordi i përsosur i Ramosit nga penalltia: 12 nga 12 që prej...

Rekordi i përsosur i Ramosit nga penalltia: 12 nga 12 që prej largimit të Ronaldos

MADRID, SPAIN - FEBRUARY 16: Sergio Ramos of Real Madrid celebrates a goal during the Liga match between Real Madrid CF and RC Celta de Vigo at Estadio Santiago Bernabeu on February 16, 2020 in Madrid, Spain. (Photo by Perez Meca/MB Media/Getty Images)

Sergio Ramos ka vazhduar të vë rekorde me fanellën e Real Madridit duke qenë njëri nga golashënuesit në ndeshjen ndaj Celta Vigos.

Los Blancos dështuan të fitojnë në Santiago Bernabeu, mirëpo kapiteni ishte i saktë edhe një herë nga pika e bardhë në barazimin prej 2-2.

Një ndërhyrje në Eden Hazardin u ndëshkua me penallti, ndërsa Ramos e mori përgjegjësinë e ekzekutimit dhe realizoi.

Kjo ishte penalltia e katërt në këtë sezon që spanjolli e konvertoi në gol dhe në këtë mënyrë tregoi edhe një herë se pse është zgjedhur pikërisht ai që t’i ekzekutojë njëmbëdhjetëmetërshat që nga largimi i Cristiano Ronaldos.

Në sezonin e kaluar, ai ekzekutoi tetë dhe shënoi po aq gola. Kështu, që nga largimi i CR7 drejt Juventusit, Ramos i ka shënuar 12 gola nga 12 penallti të ekzekutuara (nëntë në La Liga, dy në Kupën e Mbretit dhe një në Superkupën e Spanjës).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here