Atletico mposht Liverpoolin, Haland i jep fitoren Dortmundit ndaj PSG

Ka mjaftuar një gol i Saul që në minutën e 4 që Atl Madrid të triumfojë 1-0 ndaj Liverpoolit në ndeshjen e parë të 1/16.

Një ndeshje për t’u harruar për skuadrën e Klopp e cila ishte tërsisht e lodhur dhe pa ide në fushë.

Ndërkohë ndeshja e këthimit do të luhet në 11 mars në “Anfiel Road” ku supersfida mbetet e hapur.

Ndeshja tjetër që u zhvillua mes Borussia Dortmundit dhe PSG, fitorja i takoi nikoqirëve

Një Haland në superformë mposhti i vetëm PSG.

Verdhezinjtë kanë befasuar francezët duke i mposhtur 2-1 falë dopietës së Haland ndërsa për kampionët e francezë shënuan me Neymar.

Nderkohë ndeshja e këthimit do të luhet në 11 mars në Parc de Princes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here