Mourinho merr ‘goditjen’ e radhës, Son mungon ndaj Leipzig

Skuadra e Tottenham Hotspur duhet t’i bëjë llogaritë pa yllin e tyre në sulm, Heung Min Son, i cili ka pësuar një lëndim dhe si pasojë e kësaj do të mungojë për disa javë.

Lajmin për lëndimin e lojtarit e ka bërë të ditur vetë faqja e klubit nga Londra përmes një postimit.

‘’Heung Min Son do të mungojë për një kohë pas lëndimit që mori në ndeshjen kundër Aston Villas’’, ishte shkrimi i skuadrës angleze.

Sulmuesi anësor, që i ndihmoi Spursave të fitonin kundër Aston Villas fundjavën që lamë pas, mund të mungojë në një periudhë shumë kruciale për skuadrën e Jose Mourinhos.

Jug-koreani, me këtë lëndim të marrë, iu bashkohet partnerit të tij në vijën e sulmit, Harry Kane, i cili gjendet në bokse për më shumë se një muaj.

Gjendja te skuadra londineze është paksa shqetësuese, marrë parasysh lëndimet që morën dyshja në fjalë.

Stafi mjekësor do të mundohet të bëjë çmos për ta rikthyer sa më parë 27-vjeçarin në fushat e blerta, pasiqë për Kane tashmë dihet se do të mungojë të paktën deri në muajin prill.

Tottenham e luan nesër ndeshjën e parë në kuadër të fazës së 1/8-ave të Ligës së Kampionëve kundër Leipzigut të Gjermanisë, derisa të shtunën përballet me Chelsean me rivalin direkt për top-katërsh në Premierligë dhe mungesa e Son në sulm do të jetë një mangësi e madhe për nënkampionët e Evropës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here