Pique e kishte nuhatur skandalin te Barcelona: Dikush paguan kundër nesh, do të ketë një luftë të madhe

Mbrojtësi Xherard Pike e ka nuhatur kohë më parë diçka në lidhje me skandalin që ka shpërthyer së fundmi.

Pikërisht para pak kohësh mbrojtësi bëri një deklaratë se disa njerëz brenda në klub nxitin gazetat që të shkruajnë kundër skuadrës në mënyrë që t’i bëjnë presion kur ajo ka rezultate negative.

“Duhet të na lënë të qetë të bëjmë detyrën tonë në fushën e lojës. Ne e dimë shumë mirë që disa njerëz nga lart paguajnë që të bëhen publikime dhe raportime në gazeta kundër lojtarëve.

Ne jemi të gjithë bashkë për të mirën e Barcelonës, por në të kundërt, do të ketë luftë të madhe mes lojtarëve dhe atyre që i bëjnë këto lojëra”, ishte një nga deklaratat e Pikesë në një konferencë të jashtëzakonshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here