Kepa bën gati valixhet, Chelsea ka gjetur pasuesin në Serie A

Që kur Frank Lampard mori drejtimin e Chelsea-t shumë gjëra kanë ndryshuar, ai ka zgjedhur t’i besojë lojtarëve të rinj të akademisë. 

Megjithatë, së fundmi ka ka habitur duke ulur në stol portierin më të shtrenjtë të historisë Kepa Arrizabalaga duke aktivizuar Willy Caballero-n pasi spanjolli bëri disa gabime që i kushtuan shumë The Blues.

Tani raportohet se Kepa mund të largohet në fund të sezonit dhe Chelsea ka gjetur pasardhësin e tij.

Ai është Juan Musso i Udinese-s, dhe klubi anglez pritet që të bëjë një ofertë rreth 30 milionë euro për të në ditët e ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here