Thjeshtë fantastik: Haaland mbrëmë vrapoi 60 metra për 6.64 sekonda (VIDEO)

Njeriu i kopertinave, ose djaloshi i artë nëse preferoni ta quani kështu, është gjithmonë ai: Erling Braut Haaland.

19-vjeçari shënoi dy gola mbrëmë, në “ekzekutimin” e PSG, duke i dhënë avantazhin 2-1 Borussia Dortmund për sfidën e kthimit të 1/8 finale të Championsit. Gjatë pjesës së parë, bomberi norvegjez u pa teksa vrapoi dhe e bëri distancën prej 60 metrash për vetëm 6.64 sekonda, siç raportohet nga “Sky Sport”. Ishte goli zhbllokues i supersfidës. Një kohë pothuajse e pakrahasueshme, duke marrë parasysh që rekordi botëror prej 60 metrash është 6.34 sekonda, ndërsa ai i norvegjezit qëndron në 6.55 sekonda.

Thjesht për të krijuar një ide, në Kampionatin Botëror të Atletikës 2018, ai do të renditej në vendin e tetë. Shpejtësi monstruoze për një lojtar, që do të mbushë 20 vjeç më 21 korrik, i aftë të shënojë 39 gola në sezon me fanellat e Salzburg dhe Borussia Dortmund. Me 10 gola, ai është shënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve në këtë edicion. Në të vërtetë, norvegjezi ka mundësi të bëhet kryegolashënuesi i Champions-it për moshën U-20, me këto ritme të jashtëzakonshme finalizimi. Në golin e parë, mbrëmë u pa në versionin Usain Bolt të fushave të blerta…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here