Roma nuk e transferoi Haaland për vetëm 4 milionë euro

Skuadra e Romës kishte një mundësi ideale për ta transferuar sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland, gjatë kohës sa lojtari nuk ishte i njohur për tifozët.

Ish-drejtori sportiv i klubit romak, Ramon Rodriguez i njohur si ‘’Monchi’’, refuzoi që ta blente lojtarin anise kishte mundësinë e artë në dorë për të nënshkruar me norvegjezin.

4 milionë euro ishte shuma që kërkohej të paguhej nga ish-kampionët italianë, por italiani nuk pranoi të paguante kaq para për një lojtar të panjohur.

Norvegjezi atë kohë luante për Salzburgun, skuadër në të cilën u bë i famshëm.

Ishte Sebino Nela, ish-lojtari i Romës ai që bëri të ditur këtë detaj interesant.

‘’Dy vite më herët ai (Haaland) iu ofrua Romës për shifrën e 4 milionë eurosh. Mirëpo ata refuzuan dhe lojtari vazhdoi me Salzburgun’’, deklaroi Sebino.

19-vjeçari po shkëlqen edhe te skuadra e Borussia Dortmundit, skuadër në të cilën u transferua këtë afat kalimtar dimëror për shifrën e 20 milionë eurove.

Në gjashtë ndeshje me Verdhezinjët në të gjitha garat, lojtari ka arritur të shënojë 10 gola. Me një mesatare për afro dy gola për një ndeshje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here