Derbi në merkato për yllin e Serie A: Reali ofron 80 milionë euro, City 10 më shumë

Nuk ka qenë një sezon i lehtë për Fabian Ruiz.

Mesfushori spanjoll i Napoli-t ka kaluar një periudhë të gjatë të vështirë, me paraqitje zhgënjyese dhe rezultate negative.

Megjithatë, ai duket se ka rilindur në ndeshjet e fundit, siç kanë treguar magjitë në Kupën e Italisë kundër Inter-it dhe në kampionat kundër Brescia-s.

Magji këto që kanë tërhequr përsëri vëmendjen e disa klubeve të mëdha, siç është Real Madrid. Sipas La Repubblica, madrilenët janë gati të ofrojnë 80 milionë euro për të siguruar Fabian Ruiz.

Një tjetër skuadër që interesohet për spanjollin është Manchester City. Sipas Express, Qytetarët do të ishin të gatshëm të paguanin 90 milionë euro për Ruiz.

Topi tani i kalon presidentit De Laurentiis, i cili po negocion rinovimin e kontratës me lojtarin dhe ka dëshirë të përfshijë një klauzolë 180 milionë euro në marrëveshjen e re.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here