Inter merr lajmin e mirë para derbit me Juventusin

Interi merr një lajm shumë të mirë për kapitenin e tij Samir Handanovic.

Portieri slloven do të jetë gati për supersfidën e javës së ardhshme në kampionatin italian kundër Juventusit. “Calciomercato” raporton se 35-vjeçari është drejt rikuperimit të plotë të dëmtimit të dorës dhe ka kaluar pjesën më të vështirë të rehabilitimit.

Ai nuk aktivizohet që nga takimi i 2 shkurtit në kampionatin italian kundër Udineses. Tashmë trajneri i Interit Antonio Conte mund të qeshë.

Kujtojmë që Interi nuk luan sot për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e koronavirusit në Itali, ku deri tani kanë vdekur 3 persona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here