U lëndua ndaj Levantes: Ja sa do të mungojë Hazard…

Mbrëmja e djeshme ka qenë e keqe për Realin e Madridit, ku përveç se u mposht 1-0 nga Levatne që i solli dhe humbjen e kreut të renditjes u përball dhe me dëmtimin e Eden Hazard.

Belgu sapo ishte kthyer nga një dëmtim që e la jashtë për disa muaj.

Hazard u pa të mbante akull në këmbë dhe të gjithë sot po prisnin lajme në lidhje me shkallën e dëmtimit.

Dhe Reali sapo i kanë dhënë. “Pas testeve të sotme, stafi mjekësor i Real Madridit ka diagnostikuar një çarje në fibulën e djathtë të lojtarit tonë Eden Hazard”.

Kështu belgu do të mungojë për rreth 2 muaj, duke humbur sfidën me Manchester Cityn dhe “El Clasicon” ndaj Barcelonës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here