Atletico rrëmben mbrojtësin e Barcelonës për 25 milionë euro

Barcelona ka larguar këtë sezon nga klubi përfundimisht dy nga talentet e saj më premtues.

Bëhet fjalë për Carles Perez, i cili kaloi te Roma për gati 13 milionë euro, si dhe Marc Cucurella, i cili së fundmi u ble përfundimisht nga Getafe për 6 milionë euro.

Pikërisht Cucurella po spikat në La Liga me Getafen dhe ka zgjuar interesin e disa klubeve, njëri prej të cilëve është Atletico Madrid. Sipas asaj që shkruajnë së fundmi mediat në Spanjë, “Los Colchoneros” kanë interes konkret për 21-vjeçarin, për të cilin klubi i tij ka vendosur një klauzolë prej 25 milionë eurosh.

Në fund të sezonit, madrilenët ka gjasa që të paguajnë klauzolën, pasi thuhet se Cucurella pëlqehet shumë nga stafi teknik i Atleticos. Katalanasi mund të luajë edhe si mesfushor, por edhe si mbrojtës i majtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here