Klauzola e ‘çmendur’ që duhet të paguajë Barcelona për Mane

Barcelona duhet të paguajë të pakten 225 milionë funte nëse dëshiron të sigurojë shërbimet e yllit të Liverpoolit, Sadio Mane.

Barcelona ka shfaqur interesim konstant për anësorin, por kjo shumë mund ta detyrojë ekipin spanjoll të tërhiqet nga kjo pistë.

Arsyeja se pse duhet të paguhet një shumë e tillë është klauzola me të cilën u ble Philippe Coutinho, sipas së cilës për çdo lojtar të Të Kuqve klubi blaugran duhet të paguajë 89 milionë funte më shumë sesa çmimi aktual i lojtarit, raporton The Mirror.

Senegalezi këtë sezon ka arritur të shënojë 14 gola në Premierligë duke qenë ndër lojtarët kyç të skuadrës së Jurgen Kloppit.

27-vjeçari gjithashtu u tregua vendimtar edhe në ndeshjen e mbrëmshme (e hënë) që skuadra e tij, Liverpool, e zhvilloi kundër West Hamit. Sulmuesi realizoi golin e fitorës në dramën që përfundoi 3:2 në ‘Anfield Road’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here