Kroos zbulon se ishte afër transferimit te Man Utd në vitin 2014

Toni Kroos ka zbuluar se kishte kontakte me Manchester United para transferimit të tij në Real Madrid në vitin 2014.

Gjermani shpegon se marrëveshja mes palëve ishte thuajse e arritur por në momentin e fundin gjithçka ndryshoi dhe lojtari zgjodhi ‘Los Blancos’.

Asokohe trajner i Djajve të Kuq ishte David Moyes, i cili veçse kishte arritur akord me futbollistin, por për fat të keq të United, skocezi u shkarkua dhe transferimi i 29-vjeçarit në “Old Trafford” u përhumb.

“David Moyes do të vinte tek unë dhe kontrata ishte e kryer, por pas disa ditësh ai u shkarkua, kun ë vend të tij erdhi Louis van Gaal i cili komplikoi situatën”, u shpreh mesfushori për The Athletic.

Menjëherë pas komplikimeve në mes të palëve të përfshira, në skenë doli Real Madrid i cili e rrëmbeu lojtarin për një shifër prej 30 milionë eurove.

Gjatë afro gjashtë sezoneve të tij me madrilienët, futbollisti ka arritur të fitojë tre here Ligën e Kampionëve dhe një herë titullin kampion në La Liga.

Kroos erdhi pas largimit të Xabi Alonson në drejtim të Bayern Munich, për të plotësuar boshllëkun që spanjolli la në skuadër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here