Manchester City publikon listën e lojtarëve të ftuar për takimin e parë ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve

Manchester City ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e parë të 1/8-së së finales në Ligën e Kampionëve.

Los Blancos do të jenë nikoqir të Citiznes në Santiago Bernabeu për përballjen që fillon nga ora 21:00 të mërkurën (nesër).

Pep Guardiola ka ftuar 22 lojtarë për këtë ballafaqim, derisa mungesa e tyre e vetme vazhdon të jetë Leroy Sane që është i lënduar.

Në dilemë për këtë sfidë pritet të jetë vetëm Rahhem Sterling, që po ashtu është i lënduar, derisa pjesa e tjetër do të jetë në dispozicion.

Lista e plotë e Cityt:

Portierë: Ederson, Bravo, Carson.

Mbrojtës: Walker, Stones, Zinchenko, Laporte, Mendy, Cancelo, Otamendi, Garcia.

Mesfushorë: Gudogan, Rodrigo, De Bruyne, Bernardo Silva, David Silva, Fernadinho, Mahrez, Foden.

Sulmuesit: Sterling, Jesus, Aguero.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here