Sterling: Vajza ime ende këndon këngë të Liverpoolit

Raheem Sterling ka zbuluar se vajza e tij ende këndon këngët e tifozëve të Liverpoolit, anise ka kohë që të dy janë shpërngulur në Manchester.

Sterling, që u largua nga ‘Anfield’ në vitin 2015 për t’u transferuar në Manchester City, shpalos këto ‘zënka’ që ka me të bijën, Melody, në shtëpinë e tyre.

“Ajo e di rivalitetin që ka Liverpooli me skuadrën që luaj unë kështu që tërë kohës i këndon kënget e tyre (Liverpoolit) për të më nervozuar”, u shpreh anglezi për AS.

Anësori u transferua në Manchester City për shumën e 49 milionë funteve, pasi refuzoi të rinovonte për Të Kuqtë edhe përkundër ofertës “faraonike” që thuhej se i është ofruar.

25-vjeçari po kalon formë të mirë këtë sezon me Qytetarët, ku në 23 ndeshje të luajtura ka arritur të realizojë 11 gola dhe një asistim në Premierligë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here