A do te luaje Pique ne ‘El Clasico’, ky është raportimi i fundit

Barcelona barazoi ndaj Napolit 1-1, mbrëmjen e djeshme, por katalanasit janë dëmtuar së tepërmi nga ky takim. 

Buskets dhe Vidal do të mungojnë në ndeshjen e kthimit për shkak kartonësh, ndërsa Pike u dëmtua në minutat shtesë.

Mbrojtësi spanjoll nuk mundi të vazhdonte minutat e mbetura të takimit. Lenglet e zëvendësoi, teksa të gjithë e kishin mendjen nëse mbrojtësi do të ishte gati për “El Clasicon”, ndaj Realit.

Por, siç raportojnë mediat spanjolle, dëmtimi nuk ishte serioz dhe Pike do të jetë i gatshëm për Realin, përballje që do luhet të dielën në mbrëmje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here