Fabian Ruiz gjithnjë e më afër Realit, vazhdojnë ofertat e larta nga Mbretërit

Mesfushori i Napolit, Fabian Ruiz ka përfunduar në listën e ngushtë të dëshirave të Real Madridit.

Ruiz ka befasuar të gjithë me nivelin e treguar te Napoli që nga transferimi i tij para dy vitesh nga Real Betisi.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që shumë klube të mëdha evropiane të vihen pas tij, por pëlqehet veçanërisht nga Reali.

Sipas mediumit Calciomercato, Mbretërit po planifikojnë të nisin një ofertë gjatë verës prej 70 milionë eurosh për yllin e Napolit.

 

Los Blancos shpresojnë se një ofertë e madhe do të jetë e mjaftueshme për të mposhtur konkurrencën e Manchester Cityt dhe Barcelonës për 23-vjeçarin.

Ruiz ka kontribuar me dy gola dhe dy asistime për Napoli në Serie A këtë sezon.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here