Lajm i mirë për Cityn, nga Dënimi i UEFA-s

Mançester Siti u dënua nga UEFA me dy vite pezullim nga Kupat e Europës, për shkak të thyerjes së rregullave të “Fair Play Financiar”.

Pikërisht për këtë dënim klubi anglez ka vendosur të kërkojë pafajësinë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv. Drejtuesit e Sitit e kanë apeluar dënimin në KAS dhe tashmë presin të fitojnë pafajësinë, duke iu hequr dënimi i dhënë nga UEFA.

Një lajmi mirë për “Qytetarët” është se KAS, ka njoftuar se ka pranuar rishqyrtimin e provave të dhëna nga anglezët. Tashmë KAS ka nisur hetimin për sa përket dënimit që ka marrë Siti, me këta të fundit që shpresojnë të marrin një përgjigje pozitive.

Tashmë kampionët e Anglisë janë në pritje të një përgjigje, teksa pozitive është që KAS ka pranuar të rishqyrtojë dënimin e dhënë nga UEFA.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here