Nani tregon disa sekrete të Cristiano Ronaldos

Të gjithë ata që kanë pasur rastin të luajnë me Cristiano Ronaldon, herë pas here në paraqitjet e tyre në medie, trgojnë gjëra nga sekreti i suksesit të portugezit.

35 vjeçari gjatë karrierës së tij ka fituar pesë herë Topin e Artë, duke u konsideruar ndër më të mirët në historinë e këtij sporti.

Është bashkëvendësi i tij, Luis Nani, që ka folur për sekretet e suksesit të yllit të Juventus, që ka shënuar së paku nga një gol në 11 ndeshjet e fundit në Serie A.

“Sekreti i suksesit të Cristiano Ronaldos është mentaliteti i tij, përpjekja e tij e përditshme, në çdo stërvitje”, ka deklaruar Nani.

“Gjithçka varet nga mënyra se si ai stërvitet, si e përgatit trupin dhe mendjen e tij, që të jetë gjithmonë në formën e tij më të mirë”.

“Kjo është arsyeja pse shënon kaq shumë gola dhe bën aq shumë shfaqje të mira, që e bëjnë atë lojtarin më të mirë në botë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here