Sancho rishikon planin e largimit nga Dortmundi

Jadon Sancho është duke rishikuar planet e tij të largimit nga Borussia Dortmund në afatin kalimtar të verës.

Reprezentuesi anglez është lidhur vazhdimisht me një rikthim në Angli, ku nuk kanë munguar skuadrat e interesuara.

Manchester United, Liverpooli dhe Chelsea kanë qenë të gjitha të interesuara për shërbimet e Sanchos.

Por, sipas mediumit gjerman Ruhr Nachrichten, Sancho nuk ka marrë ende një vendim në lidhje me të ardhmen e tij.

 

Gjithashtu është raportuar se ai nuk i ka thënë Dortmundit se planifikon të largohet nga Westfalenstadion në fund të sezonit.

Nga ana e tyre, BVB kanë bërë të ditur se duan mbi 100 milionë euro për të lejuar largimin e reprezentuesit anglez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here