Silva: Këtë lojtar të Real Madrid do ta doja te Man City

Sergio Ramos është lojtari që David Silva do ta dëshironte tek Manchester City.

Ylli spanjoll është paraqitur në konferencë për media para ndeshjes Real Madrid – Manchester City, e cila luhet sonte në ‘Santiago Bernabeu’.

Silva mori një pyetje interesante në këtë konferencë, duke u pyetur se cilin lojtar të Real Madrid do ta transferonte te Manchester City.

“Unë kam shumë kolegë nga ekipi kombëtar që kemi gëzuar së bashku shumë suksese”, ka deklaruar Silva.

“Në këtë çështje, do të ishte Sergio Ramos, sepse e njoh atë që një kohë të gjatë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here