Bombë: Perez nis sulmin, Reali ka gjetur pasuesin e Benzema

Humbja e dhimbshme e Real Madridit në Champions League ndaj Manchester City-t ka detyruar drejtuesit të futen në aksion dhe të mendojnë për sulmin.

Gazetari Melchor Miralles mendon se skuadra madrilene ka nisur që tani kontaktet me Dortmundin për të afruar në ekip lojtarin Erling Haaland.

“Drejtuesit e Real Madridit kanë nisur që tani kontaktet për të afruar në merkato sulmuesin Erling Haaland. Lojtari i ri ka treguar veten në Gjermani dhe drejtuesit e madrilenëve janë gati për ta bindur që t’u bashkohet në Santiago Bernabeu”, – tha ai.

Haaland po bën mirë me skuadrën e Dortmundit. Ai ka marrë vendin e titullarit dhe po shënon thuajse në çdo ndeshje që luan. I riu shfaqi talentin e tij dhe në ndeshjen kundër PSG-së. 19-vjeçari i dha fitoren ekipit me dy golat që realizoi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here