Interi ka gati tri alternativa, në rast largimit të Lautaros

Nuk është më sekret që Lautaro Martinez mund largohet nga Interi me Barcelonën që po dëshiron me çdo kusht ta ketë në radhët e veta.

Për ta zëvendësuar argjentinasin verën e ardhshme, zikaltërit kanë vënë tre emra të rëndësishëm në listë.

I pari në listë është Pierre Emerick Aubameyang, sulmuesi i Arsenalit i cili ka statistika shumë të mira gjatë sezoneve të fundit.

 

Sulmuesi afrikan mbetet edhe alternativa më e mundshme e për klubin.

Emër tjetër është ai i Timo Werner i RB Leipzig, por gjermani është në bisedime të avancuara me Liverpoolin.

 

Ndërkohë nuk përjashtohet as Anthony Martial i Manchester United që është një preferencë e vjetër e drejtuesve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here