Punë e kryer: Juventus siguron përforcimin e parë për merkaton e verës!

Juventusi do ta transferojë një tjetër mbrojtës nga gjiganti portugez Porto.

Së paku kështu kanë bërë me dije lajmet e fundit që vijnë nga Spanja.

Don Balon ka raportuar se dy klubet tanimë kanë arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit të majtë brazilian, Alex Telles.

Mbrojtësi i majtë brazilian është ndër më të mirët në Evropë dhe ka shkëlqyer me Porton vitet e fundit.

Telles këtë edicion ka zhvilluar 37 ndeshje në të gjitha garat për klubin portugez, ku ka 10 gola dhe nëntë asistime.

Kampionët e Italisë duket se kanë fituar garën për brazilianin me gjigantin anglez Chelsea që gjithashtu interesohej për të.

Zonja e Vjetër besohet se do të paguaj 25 milionë euro për afrimin e Telles, pasi kontrata e lojtarit skadon në verën e vitit 2021 dhe ai nuk ka pranuar rinovimin me Porton.

Kujtojmë që Telles edhe më parë ka qenë pjesë e Serie A, kur ishte i huazuar te Interi në edicionin 2015/16.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here