Reali përgatit goditjen e parë për merkaton e verës: 70 milionë euro për yllin e Serie A!

Real Madridi është duke përgatitur një ofertë për Fabian Ruiz e Napolit për në verë. 

Spanjolli ka qenë një prej lojtarëve kyç të ekipit gjatë viteve të fundit.

Tani Reali kërkon të përmirësojë mesin e fushës dhe është gati të paguajë 70 milionë euro për Ruiz në muajt e ardhshëm, këtë e raporton calciomercato.

Duke parë se mesi i fushës i Los Blancos është duke u plakur, Zidane kërkon të injektojë pak rini dhe kreativitet në skuadër.

Ruiz ka shënuar tre gola në 31 paraqitje këtë sezon dhe nuk ka humbur asnjë minutë në Champions League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here