Matic drejt Serie A, por JO te Milani!

Nemanja Matic sipas të gjitha gjasave po e kalon sezonin e fundit në Old Trafford.

Mediat angleze raportojnë se mesfushori serb ka refuzuar rinovimin e kontratës me Manchester United dhe do të largohet nga Old Trafford si lojtarë i lirë në fund të sezonit.

Destinacioni i ardhshëm i Matic pritet të jetë Italia, por jo Milani.  Ditëve të fundit Matic është lidhur me një transferim te Milani, por Rosonerët kanë hequr dorë nga transferimi i tij.

Shkak për këtë ka qenë paga e lartë që Matic ia ka ka kërkuar Milanit.  Tani në garë mbetet Juventusi dhe Interi.

Në pjesën e parë të sezonit Matic nuk ishte titullarë, ndërsa në pjesën e dytë të sezonit po i shfrytëzon lëndimet e lojtarëve dhe po fiton minuta.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here