Po shkëlqen këtë sezon, Arsenali dhe Reali në garë për yllin e Atleticos

Thomas Partey është duke kaluar nëpër një formë fantastike këtë edicion.

Mesfushori ganez ka qenë lider në mesfushën e Atleticos duke shkatërruar aksione të kundërshtarëve dhe duke ndërtuar të ekipit të tij.

Në 33 ndeshje në të gjitha garat për Atleticon, Thomas ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në një tjetër.

Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2023, por duket se nuk do ta respektoj atë pasi dy skuadra të mëdha e duan me ngulm.

Marca ka raportuar se Real Madridi dhe Arsenali kanë shprehur gatishmërinë për ta paguar klauzolën e lojtarit

Klauzola e largimit të Thomas nga Los Colchoneros është 50 milionë euro, shumë që nuk është problem për skuadra si Reali e Arsenali.

26-vjeçari megjithatë pëlqen më shumë kalimin në Ligën Premier te Arsenali se sa të kalonte te rivali lokal i Atleticos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here