Moratti: Juve-Inter do të jetë një finale për titull

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, është i gëzuar që ndeshja kundër Juventusit është shtyrë për datën 13 maj, pasi shpreson të jetë “një finale” për titull.

Derby d’Italia duhej të zhvillohej të dielën mbrëma pa tifozë, si pasojë e coronavirusit, mirëpo mëngjesin e të shtunës është bërë e ditur se është shtyrë për datën 13 maj, së bashku me përballjet Milan-Genoa, Udinese-Fiorentina, Parma-SPAL dhe Sassuolo-Brescia.

Çfarë sezoni fantastik, tash shpresojmë që më 13 maj të jetë një finale për Scudetto”, ka thënë Moratti për Radio Deejay.

(Foto: Pier Marco Tacca/Getty Images/Guliver)

“Është gjë shumë e mirë që kanë shtyrë gjithçka. Është vendim i duhur për të qenë të matur dhe për të zvogëluar aktivitetin sportiv për shkak të shëndetit publik”, ka shtuar ai.

Ndërrimi i orarit do të thotë se Interi më 13 maj luan kundër Juves, më 17 maj ndaj Napolit dhe më 24 maj zhvillon sfidën e fundit të sezonit kundër Atalantas.

(Foto: Emanuele Cremaschi/Getty Images/Guliver)

Njëherësh është shtyrë edhe finalja e Kupës së Italisë, nga 13 maji më 20 maj, ndërsa edhe Juventusi edhe Interi janë në gjysmëfinale, kundër Milanit, respektivisht Napolit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here