Atletico gjen zëvëndësuesin e Simeones!

Largimi i Diego Simeones nga Los Colchoneros duket se është një gjë tashmë e kryer pasi që skuadra nga Madridi ka gjetur zëvëndësuesin e tij.

Nën radarët e madrilenëve duket se ka rënë trajneri i Wolves Nuno Espirito Santo i cili mendohet se do të jetë zëvëndësuesi më i përshtatshëm për argjentinasin.

Në Wanda Metropolitano është rritur presioni pasi që Simeone mendohet se sezonin e ardhshëm mund të transferohet tek Paris Saint Germain dhe kjo gjë i ka alarmuar drejtuesit e klubit.

Megjithatë Espirio Santo i Wolves mund ta mbulojë këtë boshllëk duke parë paraqitjet që ka arritur të bëjë në Premier League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here