Barcelona hedh sytë tek ylli i Arsenal!

Barcelona gjatë kësaj vere duket se është e gatshme që tja rrëmbej kapitenin e skuadrës së Arsenal, Pierre Emerick Aubameyang, raporton Express.

Londinezët duken të vendosur që ta mbajnë në ishull sulmuesin nga Gaboni por në rast se nuk arrijnë që të kualifikohen për në Champions League katalanasit duket të jenë një pistë e mundshme për karrierën e Aubameyang.

Dështimi për tu kualifikuar në Champions League do të rriste edhe presionin financiar tek skuadra e Arsenal dhe për Barcelonën kjo dhe mundësia për të luajtur në Champions duket se do do të jetë e mjaftueshme për të bindur lojtarin të transferohet në Spanjë.

Me këtë transferim Barça do të mbulonte një boshllëk të madh në repartin sulmues pasi që Luis Suarez duket se ështe kah fundi i rrugës me blaugranat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here