Manchester City mposht Aston Villan dhe fiton Carabao Cup (VIDEO)

Manchester City ka harruar për një moment problemet me UEFA-n dhe ka pasuruar koleksionin e trofeve me titullin e radhës.

Skuadra e Guardiola-s, në fakt, ka fituar  Carabao Cup pasi ka mundur 2-1 në finale Aston Villa-n falë golave të Aguero-s (20′) dhe Rodri-t (30′). Villa ka ngushtuar diferencat me Samata (41′), por nuk ka arritur të shmangë humbjen.

City ka arritur të mbrojë kështu titullin e fituar sezonin e kaluar dhe e ka çuar në 7 numrin e Carabao Cup të fituara, vetëm një më pak se Liverpool-i, skuadra që e ka fituar më shumë herë këtë kompeticion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here