Perez vendos për të ardhmen e Zidane para El Clasicos

Presidenti i Realit Florentino Perez ka vendosur për të ardhmen e trajnerit Zinedine Zidane.

Perez është takuar me Zidane para El Clasicos për të diskutuar rreth së ardhmes së francezit, pas rezultateve të dobëta në kohët e fundit. Pas humbjes me Levanten dhe Manchester Cityn, kanë filluar të qarkullojnë zërat për shkarkimin e Zidane.

Mirëpo siç raporton Marca, Perez nuk e ka ndërmend ta shkarkojë francezin dhe i ka dhënë mbështetjen e tij të plotë.

Reali nuk po kalon formë të mirë javët e fundit dhe sonte në El Clasico do të futen me dy pikë disavantazh nga Barcelona e vendit të parë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here