”Djajtë e Kuq” pranë transferimit rekord!

Manchester United duket se nuk janë duke bërë shaka në tregun europian për transferimin e lojtarëve.

Nën shënjestrën e skuadrës nga Manchesteri tani është vënë sulmuesi i kombëtares angleze Sancho, i cili po shihet si ideali për të formuar një sulm që do ishte konkurues për në Premier League.

Mediat angleze raportojnë se ka mundësi që ‘Djajtë e Kuq’ janë të gatshëm të ofrojnë një shifër që do të thyente çdo rekord të tanishëm në Premier League.

Edhe vetë lojtari mund të ndihet i tunduar duke marrë parasysh edhe vetë prejardhjen e tij nga ishulli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here