Guardiola për shopping te Barcelona: City transferon yllin e Katalansve

Barcelona mbrëmë u mposht nga Reali me rezultat 2-0 dhe Katalanasit e humbën përsëri kreun e tabelës.

Blaugranët nuk po kalojnë momente të mira kohëve të fundit dhe disa yje pritet që të largohen nga Camp Nou në përfundim të sezonit.

Njëri nga ta është edhe Ivan Rakitic. Siç raporton Don Balon, Manchester City synon transferimin e mesfushorit kroat në merkaton e verës.

Kontrata e Rakitic skadon në vitin 2021 dhe Barcelona mund të përfitojë nga shitja e kroatit në merkaton e verës.

City raportohet se ka përgatitur një ofertë prej 45 milionë eurove, shifër kjo e pranueshme për Barcelonën, duke konsideruar faktin se Rakitic është 31-vjeç.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here