Juventus-Inter me 9 mars? – Ja përgjigjia e Marottas

Beppe Marotta, drejtori i Interit, rikthehet të flasë për ndeshjen Juventus-Inter në Radio Anch’io, duke komentuar mundësinë e luajtjes së supersfidës (së planifikuar për dje, por e shtyrë) më 9 mars.

Mësova për këtë hipotezë nga mediat, do të kishte sens të përbashkët. Sidoqoftë, së pari dua të shoh dy hipotezat e tjera, që do të diskutohen në mbledhjen e asamblesë së Ligës, të mërkurën. Ne si Inter kërkuam të thërrasim një mbledhje të jashtëzakonshme për të arritur në një vendim harmonik, në përputhje me rregullat dhe hapësirat e kalendarit.

Ka ekipe që kanë humbur edhe dy ndeshje, si Sassuolo, nga “Coronavirus”. Nuk dua të argumentoj më tej, por vendimi i pakonsultuar i Ligës për ta shtyrë ndeshjen në maj na hidhëroi fort. Para takimit të së mërkurës, Liga do të na dërgojë të gjitha propozimet e saj, jo vetëm atë të të luajturit në Torino, më 9 mars. Gama e propozimeve duhet të zgjerohet, nevojitet sens i përbashkët, duke respektuar edhe logjikën e kalendarit…”

Lidhur me shanset që Juventus-Inter të luhet të hënën, më 9 mars, Marotta deklaron: “Ne duam të marrim një vendim sa më shpejt, të stërvitemi në mënyrë racionale, të sigurt se kur do të luhet kjo ndeshje. Unë besoj në seriozitetin e të gjithëve. Të mërkurën jam i sigurt se do të gjejmë një rrugë të qartë dhe përfundimtare, përtej urgjencës së vendit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here