Mendy: Pse zgjodha Real Madrid para Barcelonës!

Mbrojtësi i majtë i skuadrës madrilene ka bërë një deklaratë duke treguar arsyet se pse u transferua pikërisht tek skuadra mbretërore.

Për këtë transferim ishte i bindur për shkak të prezencës së bashkëkombasit të tij, trajnerit Zinedine Zidane i cili për Mendy ishte një lloj sigurie më shumë për këtë lëvizje në karrierë.

Pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Lyon futbollisti kishte mundësinë që të zgjidhte mes dy skuadrave më të trofeshme në Spanjë, por që zgjodhi kryeqytetin spanjoll si destinacionin e tij të ardhshëm.

Ai gjithashtu tregoi se nuk kishte nevojë ta bindte askush ose të mendohej dy herë për këtë transferim pasi që të gjithë e dinë se kush është Real Madrid.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here