Përsëritet rasti Bonucci: Milan transferon një tjetër yll nga Juventusi

Gazetari i njohur italian Fabrizio Romano, raporton se Milani do të tentojë transferimin e Federico Bernardeschit nga Juventusi në merkaton e verës.

Italiani ishte në shënjestrën e Rosonerëve edhe gjatë merkatos së janarit dhe u spekulua për një shkëmbim mes tij dhe Lucas Paquetas por në fund ky shkëmbim dështoi.

Juventus dhe Milan i vlerësonin ndryshe lojtarët e tyre kjo solli deri te dështimi i marrëveshjes.

Bernardeschi ka shënuar 9 gola dhe 12 asistime në 93 ndeshje me fanellën e Juventusit.

Te Milani e shohin Bernardeschin si një përforcim ideal dhe do të tentojnë transferimin e tij në merkaton e verës. Rosonerët kanë marrëdhënie të mira me agjentin e Bernardeschit, Beppe Bozzo dhe kjo mund t’i ndihmojë ata që marrëveshja të arrihet në verë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here