Higuain pranë rikthimit në La Liga!

Gonzalo Higuain mund të rikthehet prapë në La Liga por kësaj rradhe jo tek Real Madrid.

Interesim për shërbimet e argjentinasit ka shfaqur Atletico Bilbao e cila po mendon seriozisht një lëvizje të tillë, raporton Marca.

Përderisa Higuain nuk besohet të jetë shumë i interesuar për këtë lëvizje, skuadra baske po shpreson tek fakti që gjyshi i Higuain është me prejardhje baske.

Gjithçka mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë gjatë kësaj vere ku edhe i skadon kontrata me Juventusin lojtarit argjentinas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here