Ronaldo udhëton për në Madeira pas hospitalizimit të nënës së tij!

Ylli portugez menjëherë pas marrjes së lajmit për sëmurjen e nënës së tij udhëtoi për në vendlindje për ti qëndruar pranë nënës së tij.

Në dyshim është vënë prezenca e tij edhe në ndeshjen e Coppa Italia të mërkurën që Juventus do ta zhvillojë kundër Milanos.

Dolores Aveiro 65 vjeçare, u shtrua në spitalin e Dr Nelio Mendonca ku gjatë orëve të ardhshme pritet ti nënshtrohet disa analizave për të marrë vesh më shumë rreth gjendjes së saj.

Kujtojmë që portugezi është shumë i lidhur me nënën e tij pasi babai i tij ka vdekur vite më herët për shkak të problemeve me alkoolin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here