Shpërthejnë pakënaqësitë tek Milan!

Ish lojtari i Milan dhe Inter Christian Vieri duket se po mbanë anën e Zvonimir Boban pas mosmarrëveshjeve me drejtorin Ivan Gazidis.

Rossonerët janë në një situatë shumë të pavolitshme pasi Boban kërkoi sqarim prej Gazidis pasi ky i fundit duket se do ta shkarkojë dhe në vend të Boban do të vijë Ralf Rangnick.

Gjatë programit Tiki Taka Vieri u pa bashkë me Boban duke kritikuar ish shefin e Arsenal, duke e sulmuar me fjalë.

Vetëm kjo gjë duket se i duhet Milanit në kohën më të rëndësishme të këtij sezoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here