Familja ka filluar të kërkojë shtëpi në Madrid: Ylli i Barcelonës drejt transferimit te rivalët!

Ivan Rakitic është njëri nga lojtarët që pritet të largohet nga Barcelona në verë. Kroati ka humbur vendin e titullarit dhe është i gatshëm të ndryshojë ambient.

Rakitic është objektivi kryesorë i Atletico Madridit për merkaton e verës dhe Colchoneros e kanë informuar kroatin për interesimin e tyre.

Me 20 shkurt, Rakitic raportohet se është takuar me përfaqësuesit e Atleticos për të diskutuar rreth mundësisë së transferimit.

Familja e kroatit nuk dëshiron largimin nga Spanja dhe madje raportohet se kanë filluar të kërkojnë shtëpi në Madrid.

Rakitic nuk dëshiron largimin nga Spanja dhe pas aventurës me Sevillan dhe Barcelonën kroati pritet që ta vazdhojë karrierën te Atletico.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here