Juventus-Lyon pa tifozë? – Ceferin merr vendimin

Juventus-Lyon nuk do të luhet pas dyerve të mbyllura, pra pa tifozë, për shkak të “Coronovirus”, që ka prekur e gjunjëzuar Italinë.

Për momentin, ky duket të jetë vendimi i UEFA-s, pavarësisht se të tillë skenarë i uron, mesa duket, presidenti i Lyon, i cili ka folur për fushë neutrale këto dy ditë. UEFA nuk ka ndërmend që ndeshjet e Ligës së Kampionëve të luhen pa tifozë. Për ta konfirmuar këtë ka menduar presidenti Alexander Ceferin:

“Ne jemi të vetëdijshëm për situatën dhe informohemi vazhdimisht. Ndeshjet e kthimit të këtij raundi (1/8 finale) do të zhvillohen sipas planifikimit. Ndërkohë, është krijuar një grup pune i përzier, UEFA-Eca, pra i përbashkët me Ligën e klubeve kryesore në Europë, për të vlerësuar evolucionin e ngjarjeve dhe për të vendosur në përputhje me rrethanat”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here