Zyrtare: Shtyhet ndeshja e dytë e gjysmëfinales së Kupës së Italisë, Napoli-Inter

Ndeshja e dytë gjysmëfinale e Coppa Italia në mes të Napolit dhe Interit është shtyrë, njofton prefekti i rajonit të Campanias, Marco Valentini.

Edhe gjysmëfinalja tjetër e sotme, mes Juventusit dhe Milanit, u anulua dje (e martë) për shkak të rritjes së mprehtë të vdekjeve nga Coronavirusi në Itali gjatë disa ditëve të fundit.

Tani është bërë zyrtare që edhe përplasja mes Napolit dhe Interit gjithashtu është shtyrë.

Prefekti i rajonit të Campanias, Marco Valentini, mori këtë vendim që në mëngjes të anulojë lojën e cila parashihej të zhvillohej nesër (e enjte).

Në këtë fazë nuk dihet kur do të luhen dy gjysmëfinalet, duke shtuar një situatë gjithnjë e më të komplikuar për klubet italiane.

Ndryshe, për Interin kjo është ndeshja e tretë që i anulohet, pas asaj ndaj Sampdorias dhe Juventusit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here