3 skuadra të Premier League pas lojtarit napoletan!

Everton, West Ham United dhe Wolves kanë shfaqur interesim për të firmosur me Hirving Lozano të Napolit gjatë kësaj vere, raporton Calcio Mercato.

Skuadrat nga Premier League po mendojnë që të bëjnë oferta të konsiderueshme kur të hapet afati i transferimeve gjatë kësaj vere për sulmuesin meksikan.

Lozano ka dështuar që ti impresionojë drejtuesit e klubit për të vazhduar edhe më tutje tek Napoli pasi prej 2019 kur u transferua ai ka shënuar vetëm 2 gola në 16 paraqitje në Serie A.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here