Ajax shikon të ardhmen tek lojtari nga Madridi!

Ajax ka identifikuar sulmuesin anësor të Atletico Madrid si një objektiv të saj gjatë verës, bëhet fjalë për Rodrigo Riquelme sipas Don Balon.

19 vjeçari duket i etur për një transferim në Holandë ku atje e shikon se mund të rritet më shumë profesionalisht, pasi mundësitë në skuadrën e parë në Wanda Metropolitano duken shumë të vogla.

Rodrigo Riquelme gjatë këtij sezoni ka bërë vetëm një paraqitje si titullar me skuadrën e Atletico Madrid.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here