Babai i Haaland zbulon të ardhmen e norvegjezit, 19-vjeçari drejt Spanjës

Erling Haaland është surpriza më e madhe këtij sezoni. Norvegjezi ka tërhequr vëmendjen e opinionit futbollistik me paraqitjet e tij. 

Falë shkëlqimit te Red Bull Salzburg Haaland u transferua në janar te Borussia Dortmund dhe po vazhdon të dhurojë paraqitje të mira edhe në Gjermani.

Haaland ishte i lidhur me Manchester United dhe Juventus, por në fund përfundoi te Dortmundi, mirëpo babai i norvegjezit ka dhënë sinjalet e para për të ardhmen e birit të tij.

Në një intervistë për AS, Inge Haaland i ka mbyllur syrin Realit të Madridit: “Jam i lumtur që ai luan për Borussia Dortmund. Për të është e rëndësishme që ai të rritet si futbollist dhe Dortmundi është vendi ideal. Ai luan për një skuadër që është në garë për ta fituar Bundesligën dhe që po bën paraqitje të mira në Champions. Ne kemi qenë të lidhur me më tepër se 100 skuadra, por Spanja do të ishte vendi ideal për birin tim. Nuk e di nëse një ditë do të luaj në La Liga, por në futboll gjithçka është e mundshme”.

Haaland ka shënuar 12 gola në 9 ndeshje për Borussia Dortmund, ndërsa te Salzburgu norvegjezi ka shënuar 28 gola.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here