E ardhmja e Ter Stegen!

Marc-Andre Ter Stegen duket se është i përkushtuar 100% me Barcelonën përkundër zërave që thonin se ai mund të largohej nga blaugranat, deklaroi reporteri i Deportivo, Alfredo Martinez.

Portieri gjerman ka një kontratë me katalanasit deri në qershor të 2022 dhe duket i përkushtuar që të vazhdojë aty edhe për sezone të tjera.

Martinez deklaroi se disa skuadra europiane ishin interesuar për të siguruar shërbimet e gjermanit por klauzola prej 180 milionë eurosh i zmbrapsi ato skuadra.

Ter Stegen me paraqitjet e zhvilluara sezoneve të fundit është rradhitur padyshim në një prej portierëve më në formë në botë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here